Bardhi ‘pengon’ Bashën për t’u bërë kryetar i PD, Këshilli anulon zgjedhjet dhe 'ngrin' Kryesinë! Sefa: Takim imagjinar, po përdoreni nga Berisha

27 Korrik 2023, 22:57

Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga procesi zgjedhor që pritet të rikthejë Lulzim Bashën në krye të PD në selinë blu përçarja është thelluar. Këshilli Kombëtar i mbledhur nga Gazment Bardhi këtë të enjte online anuloi 29 korrikun, ndërkohë që Indrit Sefa e konsideron vendimmarrje nul dhe në shërbim të Berishës. Të pranishëm online ishin 245 anëtarë.