Bardhi takim me strukturat në Vaun e Dejës, i del kundër kandidates së Alibeajt: Zef Hila ka potencial për të fituar

22 Prill 2023, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2023-04-22 20:58:49

Pavarësisht se është pjesë e Partisë Demokratike zyrtare dhe jo e Rithemelimit, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka dalë kundër kandidaturës së Klomentina Drinit në Vaun e Dejës e cila garon nën siglën e PD-së. Së fundmi ai ka mbështetur haptas Zef Hilën kandidatin e koalicionit Meta-Berisha në Vaun e Dejës, duke e konsideruar si kandidat potencial për të marrë drejtimin e bashkisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.