Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës para strukturave. Emrat që do të garojnë në listën e hapur janë Shpëtim Agolli, Laureta Alidinaj, Elvin Bregu, Rodolf Cenolli, Sara Çaçi, Besnik Ibi, Ilir Koro, Andi Prifti, Dhimitri Sino dhe Marinela Ziu.
Në fjalën e tij, Basha u përgjigj kryeministrit Edi Rama që në videon e fundit ka thënë se “i qenka bërë thirrja O Rame si sirenë policie”. Ai ironizoi Ramën se kjo është shenjë e mirë, pasido vij një ditë që nuk do jetë zëri i tij, por do jetë me të vërtetë sirena e policisë.
Basha më tej nënvizoi rëndësinë e programit të koalicionit, i cili fokusohet te rinia, sipërmarrësit, fermerët dhe të përndjekurit, dhe theksoi se lista e hapur do t'i lejojë qytetarëve të zgjedhin deputetët që i shërbejnë atyre, në kundërshtim me praktikën e "listave të mbyllura" të Ramës dhe Berishës.