Basha i përgjigjet sërish Ramës me këngën e Unikatil: Me ça i ke veshur shokët? Këmishë nate apo burgu?

19 Mars, 11:37

Vijojnë replikat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kreu i Koalicionit Euroatlantik i është përgjigjur sërish kryeministrit, i cili e ka ironizuar në disa takime të tij.

Basha shfaqet sërish duke udhëtuar në makinë dhe në sfond ka këngën e Unikatil “Ku i ke shokët”.

“Vet mos kaj, vet mos kaj Ramë. Me këmishë e? Me ca këmishë, këmishë natë apo burgu? Ku i ke shokët? Ca këmishe ka veshur Lali Eri. O Ilir Beqja. Hajde Rama, këmishë vija-vija shokëve, 7x7 =313", shprehet Basha.