Basha: KLSH-në do ta shndërrojmë në gjykatë auditi me fuqi ekzekutive

26 Prill, 19:49 | Përditesimi i fundit: 2025-04-26 19:50:10

Gjatë takimit me profesionistë të lirë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e vetëorganizimit të profesioneve të lira si një e drejtë dhe një e mirë publike, duke vënë në dukje se këto struktura nuk duhet të shndërrohen në korporata me synime monopoliste. Ai vlerësoi kontributin e urdhrave profesionalë në rritjen e standardeve dhe theksoi se shteti duhet të qëndrojë jashtë ndërhyrjes në organizimin e tyre.