Basha: Rama shkatërroi shtëpitë e shqiptarëve për t’i dhuruar tokën shokëve të 7x7=313!

22 Prill 2025, 20:55 | Përditesimi: 22 Prill 2025, 20:55

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorët e Kamzës, ku diskutoi pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha akuzoi ish-kryeministrin për mashtrim në lidhje me premtimet për legalizimet falas. Sipas tij, Edi Rama jo vetëm nuk bëri legalizime, por ka shkatërruar mijëra banesa, për të favorizuar shokët e tij dhe duke pasuruar ata mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve.

Ai tha se një pjesë të fajit e kanë edhe qeverisja e djathtë, e cila në raport me pronën nuk është sjell si e tillë. Basha tha se zgjidhja e problemit të pronës nuk mund të realizohen pa u trajtuar në tërësi çështja e pronës në Shqipëri.

r.k./Shqiptarja.com