Basha reagon për lirimin e Tahirit: Goditje për shpresat e rinisë për drejtësi! Duhet bërë vettingu i politikanëve

2 Qershor 2023, 21:23

Lulzim Basha ka reaguar për lirimin e Saimir Tahirit duke thënë se është goditje për shpresat e rinisë për drejtësi. Në një takim me të rinjtë demokratë tha se duhet bërë patjetër vettingu i politikanëve në mënyrë që të mos ketë abuzime me pushtetin.