Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në takimin me gratë dhe vajzat ku foli për pikat e programit për familjen, theksoi rëndësinë e zgjedhjes që do të bëhet më 11 maj. Ai tha se qytetarët do të zgjedhin mes një të ardhmeje më të mirë për familjet e tyre dhe Shqipërinë, apo vazhdimit të politikave të Edi Ramës me 7x7-313, të cilat, sipas tij, kanë çuar në rritje të çmimeve dhe varfëri për shumë familje shqiptare.
Basha nënvizoi se çmimet e larta dhe rritja e kostos së jetesës janë pasojë e korrupsionit dhe politikave të gabuara, duke i drejtuar një thirrje për gratë dhe vajzat në veçanti, nëse “besojnë tek e ardhmja e familjes, apo tek Edi Rama pas 12 vitesh në pushtet? A janë me të ardhmen e fëmijëve të tyre, apo me njeriun që largoi të rinjtë në emigracion, sepse të dyja bashkë nuk shkojnë”.



















