Basha u zgjodh kryetar i PD, Korreshi për Report Tv: Gjykata s’do e regjistrojë, Këshilli i anuloi zgjedhjet

2 Gusht 2023, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2023-08-02 16:37:00

Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit nuk e njohin procesin e zgjedhjes së kryetarit në Partinë Demokratike, që risolli për një mandat të katërt Lulzim Bashën. I ftuar në Report Tv, deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Basha nuk është kryetar i PD, pasi Këshilli Kombëtar i anuloi zgjedhjet.