Bashkëshortja e Jusuf Gërvallës konsulton dosjet e ish-Sigurimit, tregon momentin si u vra intelektuali nga Kosova: S’kish bërë asgjë, ishte njeri i artit!

19 Shtator 2023, 17:38

Bashkëshortja e intelektualit dhe artistit Jusuf Gërvalla, Suzana, e ftuar sot pranë Autoritetit të Dosjeve në kuadër të shfaqjes së dokumentarit “Urdhra vrasjesh nga Beogradi”, ka konsultuar dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për bashkëshortin dhe ka rrëfyer momentin e vrasjes së tij në Gjermani nga shërbimet sekrete jugosllave, UDB, pasi ishin nën përgjim të vazhdueshëm