Begaj, pritje me trupin diplomatik në Tiranë: Shqipëria, faktor paqeje në rajon! Tensionet në Kosovë, jemi të ndjeshëm, por të matur

18 Janar 2023, 20:06

Presidenti i Republikës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri. Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij u shpreh se shqiptarët janë një popull me shumë cilësi dhe se çdo mirëkuptimi i përgjigjen me mirëkuptim. Gjithashtu theksoi se sakrifica e shqiptarëve të Kosovës nuk mund të harrohet.