Bego Gjonzeneli, ishte ndër profesorët më të ndritur të Tregtares së Vlorës. I diplomuar në Romë për Financë, ai u emërua nga mbreti Zog dhe ministri Mirash Ivanaj më 1934 si profesor i Gjimnazit të Gjirokastrës, e më tej nga 1936 profesor i Tregtares së Vlorës, deri ditën që komunistët e arrestuan. Kalvari i tij i vuajtjeve në të gjithë kampet e vdekjes, në kenetat e Maliqit, Tërbufit, etj, do të mbyllej me pushkatimin e tij me 1 prill 1950. Atë kohë, djali i tij i madh Bardhosh Gjonzeneli do të ishte ende pa i mbushur 10 vjeç. Ai do të përjetonte prej atij momenti tragjedinë e dyfishtë, atë që ishte mbyllur me vdekjen e të atit dhe atë që po niste me vvuajtje të panumërta për të, për nënën e tij Dudën, për vëllain Isa, një talent i rrallë në futboll, por që do të çmendej prej torturave të Sigurimit të Shtetit dhe për gjithçka tjetër që do i ndodhte atij vetë në jetë: tre dekada burg, duke kaluar gjithë kampet e punës, torturat gjatë ridënimit në procesin e Xhelal Koprenckës, Vangjel Lezhos e Fadil Kokomanit, ku e kishin mbajtur për dy muaj çdo natë në një arkivol, e që ai as vetë nuk e mori vesh kurrë se si I shpëtoi pushkatimit. Por kjo jetë e mundimshme në diktaturë, pas tre dekadave burg, do të triumfonte më pas. Ai do të dilte i gjallë nga burgjet e diktaturës, do të shihte familjen e tij teksa rritej e i zbukuronte jetën çdo ditë, me fëmijët që çanin me sukses në biznez dhe shkollim. Të gjitha këta e bënin krenar dhe i jepnin pa kursim gëzimin e mohuar të 45 viteve persekutim. Kjo është vetëm pak nga historia epike e këtij ati dhe biri, që me qëndresën e tyre, bënë të mos humbasë por të triumfojë geni i ndritur i familjes së tyre. Në Dosja K, kjo histori do te vijojë me tre pjesë
Bego dhe Bardhosh Gjonzeneli, kryelartë në mes të tragjedisë
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
83 vite nga masakra e Gërhotit/ Historia e Hasan Xhaferit, luftëtarit të vrarë para se të lindte i biri! Përplasja e përgjakshme pas kapitullimit të Italisë fashiste
8 Nëntor, 21:40 -
DOSJA K - Sefer Mujo - Takimet me Bajamen pas 9 viteve ankth prej torturave të saj
22 Tetor, 13:15 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Arratisja që përfundoi në prangat e UDB-së
13 Shtator, 21:47 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Hevzi Kqiku rrëfen historinë e familjes shqiptare mes komunizmit, Kosovës dhe Shqipërisë
6 Shtator, 20:55 -
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Gjyqi Special, kujtimet e rralla që zbardhin procesin, ku u pushkatuan 17 intelektualë
26 Korrik, 10:27 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| 45 ditët e "Gjyqit special" që vulosën diktaturën
18 Korrik, 21:06 -
Emisioni i plotë 'Dosja K' l Haxhi Petriti, fëmija që mbajti familjen mbi supe dhe sfidoi presionin e Sigurimit
30 Maj, 20:59 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| 'Ma pushkatuan babanë buzë lumit'/ Rrëfimi i Haxhi Petritit për vuajtjet nën komunizëm
23 Maj, 21:08 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Osman Kazazi, legjenda e burgjeve komuniste që vuajti 40 vite në qeli
16 Maj, 21:45 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Nesrete Bushati Jegeni: Martesa me mblesëri e prindërve në Kampin e Maliqit
9 Maj, 21:12 -
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| 40 vite ferr, letra tronditëse e Osman Kazazit: Mos më quani Mandela, ai nuk vuajti si ne
2 Maj, 21:02 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Daja im Osman Kazazi 40 vjet burgje e internim
25 Prill, 21:14 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'- Përballja e Hafiz Ali Korçës me Enver Hoxhën: Ku ishte ti kur unë luftoja për Shqipërinë?
18 Prill, 20:57 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Turqit e dënuan me vdekje, komunistët i pushkatuan djalin
11 Prill, 21:04 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Halit Allamani: Katër burra të pafajshëm u dënuan para syve të mi
4 Prill, 21:32 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'|Isuf Allamani, shkencëtari që i doli para plumbave dhe vdiq për besë
28 Mars, 20:59 -
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Dyl Allamani, fjalët e fundit para togës së pushkatimit
21 Mars, 20:55 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Mallëngjim Skënderaj: Si e sfidoi babai Sigurimin, e përgjonin 24 orë, s'e kapën dot kurrë
15 Mars, 08:45 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'- Mallëngjim Skënderaj: Si e sfidoi babai Sigurimin, e përgjonin 24 orë, s'e kapën dot kurrë
14 Mars, 21:03 -
Emisioni i plotë 'Dosja K' - Skënder Skënderaj, vlonjati që leu flamurin me gjakun e tij në burgun e Nishit
11 Mars, 18:29
