Bejko në njësinë 9: Misioni i Berishës ka mbaruar! ‘Oligarkia politike’ kërkonte shkatërrimin e PD

30 Prill 2023, 17:27

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, nga njësia 9 në kryeqytet ku u ndal për takimin e radhës elektoral, akuzoi se oligarkia politike e drejtuar nga Rama-Meta-Berisha kërkojnë shkatërrimin e PD.

U ndal vecanërisht te ish kryeministri Berisha për të cilin thotë se misioni i tij ka mbaruar. Ironizoi edhe atë që Berisha disa muaj më parë e quante revolucion për largimin e Ramës.