Bejko në Sauk, akuza Veliajt: Mungojnë rrugët dhe kanalizimet, Tirana për ju është vetëm qendra dhe blloku, pjesa tjetër në harresë

28 Prill 2023, 13:22 | Përditesimi i fundit: 2023-04-28 14:30:03

Kandidati i partisë Demokratike për bashkinë Tiranë Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me banorë në zonën e Saukut. Një nga shqetësimet kryesore të banorëve lidhet me mungesën e asfaltimit të rrugëve si edhe rruga “Dhimo Dhima”, e mbushur me gropa dhe e lënë në harresë. Banorët u ankuan se nuk kanë patur asnjë shërbim nga bashkia, madje edhe kanalizimet e ujërave të zeza i kanë kryer vetë.