Bejko takim me përfaqësues të biznesit në Tiranë: Do krijojmë 3 zona të lira ekonomike, në Krrabë, Arbanë dhe Ndroq

27 Prill 2023, 16:43

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, të cilëve u prezantoi programin e tij, nga ku premtoi më shumë mbështetje për këtë sektor nëse e votëbesojnë më 14 maj.