Bejko thirrje të rinjve: Mos ktheni kurrizin kur shikoni një njeri të politikës, por dilni përballë

4 Maj 2023, 18:05

Ndalesa e radhës e kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka qenë njësia nr.5 në kryeqytet, ku ka pasur një mesazh për të rinjtë. Ai u ka kërkuar që të mos heshtin apo të jenë indiferentë, por të reagojnë dhe të angazhohen për të mirën e vendit.