Bejko tregon si lindi slogani 'Frymëmarrje për Shqipërinë': Gjatë diskutimit, u çua njëri dhe tha se i është zënë fryma nga ndërtimet, trafiku dhe taksat

14 Prill 2023, 14:35

Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka treguar se si lindi slogani ‘Frymëmarrje për Shqipërinë’ që nisi nga kryeqyteti ku qytetarët ankohen se iu është zënë fryma nga ndërtimet, taksat e trafiku.

“Në diskutim  e sipër çohet një zotëri e thotë na u zu fryma në këtë Tiranë. Thotë na u zu fryma në qarkullimin e ajrit, sot me ndërtimet që janë bërë, janë bllokuar rrymat e ajrit. Në planin ekonomik na u zu fryma se e kanë 3-4 firma të preferuara dhe bizneset e tjera ngrohen në diell e mezi paguajnë rrogat e punëtorëve. Na u zu fryma në aspektin e qarkullimit në qytet, na duhet 1 orë e gjysmë për të shkuar në punë nga Liqeni i Thatë në Kinostudio ndërkohë që për 1 orë shkon në Fier. Na u zu fryma nga taksat, ndaj duhet të ulim taksat. Na u zu fryma nga cmimet e larta të banesave. Na u zu fryma nga gënjestrat e pafundme”, tha Bejko.

  •