Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët

24 Mars 2023, 12:49

Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria. Teksa ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, Berisha thotë se Ahmetaj ka dokumente të pakundërshtueshme se Rama i ka bërë presion të firmosë për inceneratorët.