Berisha akuza për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit: U përdorën ‘zgjedhës shëtitës’ pa adresë që votonin më shumë se në një qendër votimi

31 Maj 2023, 13:11

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë gjatë ditës së sotme duke pretenduar sërish se për rezultatin e humbjes së thellë të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, shkak është bërë manipulimi i zgjedhjeve vendore të 14 majit.