Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po mban peng çështjen e PD-së në Apel. Sipas Berishës, Rama po përpiqet të bëjë çmos që PD të futet e përçarë në zgjedhje.
"Natyrisht ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Në kontekstin e përpjekjeve të tij ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër forcës kryesore politike opozitare, PD-së. Ai mendon se mund të mbajë peng me forcë, por e vërteta është se do mjerohet. Ai mendon dhe përpiqet të bëjë çdo gjë forca jonë politike në garën e ardhshme elektorale të futet siç dëshiron ai. Edhe njëherë dua të theksoj. E vërteta është lidhur me PD-në dhe regjistrimin e saj, se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj plotësisht kushtetues e ligjor. Dua tu them qytetarëve të mos vendosin gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj. Çdo konfuzim i saj është i padrejtë. Gjykata me datë 25 mars ka vendosur, por cfarë ka ndodhur. Është Edi Rama i cili ndalon aktin e regjistrimit të partisë. Akt anti-demokratik, diktatorial. Vetëm Edi Rama ai që nuk lejon me një kancelar regjistrimin në regjistër. Një sekretare që e ka detyrë absolute ligjore të çojë aktin në regjistër. Edi Rama nuk lejon regjistrimin", tha Berisha.