Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka komentuar sërish vendimin e SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipi, por ka pasur një akuzë për Bashën.
“Nuk jam futur shumë në hollësi, se po të futesha, më dilnin një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen. Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD-në. Unë e kam takuar njëherë në jetën time. Në mënyrë absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje të votës. Nuk jam ndalur te personi, se po të flisja, më dilte Basha, më dilte seriali i drekave të Lulzim Bashës me të,” tha Berisha.



















