Berisha: Bashkohuni që të bëjmë mrekulli dhe të fitojmë ne

3 Mars 2023, 14:17

Ish kryeministri, Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen në mënyrë që opozita të fitojë.

“Shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje të rinjve, bashkohuni me këtë revolucion. Idealet e të rinjve, guximi dhe energjia e tyre, i bën të pathyeshëm para asgjëje, të triumfojnë mbi çdo gjë. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj. Bashkohuni me këtë revolucion, idealet tuaja nuk janë vjedhja dhe as shkretimi i Shqipërisë. Bashkohuni me ne, ta shpëtojmë Shqipërinë.

Bashkohuni me ne të hedhim këtë kalbësirë që po rrënon, qenien, vendin dhe kombin tonë. Koha, është e misionarëve. Historia na mëson që sa herë që shqiptarët janë bashkuar kanë bërë mrekullitë e tyre. Le të bëjmë dhe ne mrekullinë tonë, të shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare.”- tha Berisha.