Berisha dhe Meta prezantojnë Igli Carën në Durrës: Rama po bën gjithçka për të larguar shqiptarët! Vangjush Dako të tregojë sa para i ka dhënë McGonigal

8 Prill 2023, 15:11

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Durrës, nga ku prezantuan kandidatin Igli Cara. Berisha e Meta, njëzëri bënë thirrje që të votohet Igli Cara, që sipas tyre më 14 maj do t’iu kthejë bashkinë qytetarëve dhe do të vendosë pluralizmin.

“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju”, ka thënë Meta.