Berisha ‘dredhon’ kur pyetet për Bashën: Nuk e zgjodha unë atë, por anëtarësia! Unë e mbështeta se ishte i ri!

27 Maj, 13:11 | Përditesimi: 27 Maj, 13:11

Sali Berisha i dredhoi pyetjes në lidhje me Lulzim Bashën, teksa u ngrit teza se kishte marrë një humbje edhe më të thellë se ai më 2021.

Ai u përpoq të justifikohej se Bashën e zgjodhën kryetar më 2013 strukturat e partisë dhe anëtarësia dhe jo ai, megjithëse pranoi se e kishte mbështetur.

Ai ia faturoi humbjet e PD-së deri më 2023 paraardhësit të tij, kurse humbjet që ka marrë vetë së fundmi, 2023 dhe 2025 i quajti “farsë elektorale”.

“Humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë dhe dhashë dorëheqjen. Nuk e zgjodha unë atë, e zgjodhi anëtarësia e PD, por unë e mbështeta. Unë mbështeta forcën luajale të partisë time, ai ishte i ri, nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi, mendova se një gjeneratë e re do jetë shans i madh për forcën politike”, tha Berisha.

r.k./Shqiptarja.com