Berisha: Drejtuesit e Shërbimit Informativ morën një javë para regjistrat dhe i aktivizuan për karrigen e Ramës

13 Maj, 14:21 | Përditesimi: 13 Maj, 14:21

Kreu i PD, Sali Berisha vijoi me akuzat për zgjedhjet. 

“Ishte një polici terroriste ndaj zgjedhëve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të shërbimit informativ kombëtar zëvendës të drejtores u morën javë të para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të sigurimit të shtetit dhe aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj e cdo gjë. Ne po evidentojmë me përgjegjësi krimin elektoral. Ky krim është po kaë monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6%, pra kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhitë e patronazhistëve në Greqi ishte 1500, 1000 apo 1300 zarfe. Pas dërgimit të kriminel Ballës çdo ditë kanë ardhur 6 mijë zarfe , të gjitha të manipuluara. Besoj se po e ndiqni numërimin e votave të diasporës sesi ato janë të gjitha me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit.”, tha Berisha. 

r.k./Shqiptarja.com