Berisha e Meta hapën fushatën në stadiumin ‘Air Albania’, Alibeaj: 200 mijë euro një event, ku i gjejnë lekët?

16 Prill 2023, 15:50

Kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar çeljen e fushatës së Berishës dhe Metës në stadiumin Air Albania. Alibeaj tha se një event iu kushtoi 200 mijë euro dhe ngriti pyetjen se ku i marrin paratë, duke pasur parasysh që Berisha nuk ka fond nga KQZ për zgjedhjet vendore.

"200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O partë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë. Prandaj them se janë bashkë, për dy arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure ata të sotshmit. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia dhe perëndimi. Për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. 200 mijë euro për të bërë atë event. Në fund ikën të gjithë, normal ashtu përfundon kur i blen", tha Alibeaj.

  •