Berisha flet jashtë Kuvendit: Themelore ngritja e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’! Rama mundohet ta mbulojë me retorikë boshe

2 Mars 2023, 13:29

Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga salla e Kuvendit. Ai tha se Rama foli në Kuvend sikur nuk ndodhi asgjë për atë që e konsideroi ‘super skandali i shekullit’. Ai tha se krijimi i komisionit hetimor për hetimin e lidhjeve të Ramës me McGonigal është themelor.

“Ky njeri nuk ndien përgjegjësinë më miminale ndaj qytetarëve shqiptarë për autorësinë që ka në super skandalin e këtij shekulli ku së bashku me McGonigalin dhe oligarkun rus, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë më të përçmuar dhe të urryer. Nuk mori përsipër, foli sikur nuk ka ndodhur asgjë. Bëri leximin e aktakuzës duke thënë se vendimi i gjykatës amerikane nuk është i vërtetë. Ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo bisedë çdo telefonatë që ky dhe ministrat e tij kanë bërë. Kjo është një çështje që ky mendon se do  ta mbyllë me këtë retorikë boshe. Por krijimi i komisionit hetimor është themelor. Ka kryer veprimtari kriminale. Duhet hetuar gjerësisht veprimtaria e tyre në Tiranë.

Ka një lidhje tjëtër, të pamohueshme, Deripaska. Në vitin 2018 është sanksionuar nga SHBA-të por në Tiranë gjer në vitin 2022 ka marrë pagesa të rregullta për të gjitha kompanitë e tij që shtrihen në 4 anët e vendit. Dhe janë pagesa nga ente shtetërore”-tha Berisha.