Berisha ‘kërcënon’ me protestë ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, PS: Turpi i Shqipërisë, i shërben lojës së Putin kundër BE-së

18 Nëntor 2022, 23:04

Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa ka ardhur edhe reagimi në bllok nga PS, e cila e konsideron një turp për Shqipërinë si edhe akuzon Berishën se po i shërben interesave të Putin në lojën kundër BE-së.