Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit, 'josh' aleatët me pará! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në

22 Mars, 15:29

Partia Demokratike ka gjetur strategjinë që të kënaqë aleatët e saj, jo me përfaqësim politik, por me para. Nën koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” PD ka regjistruar disa prej kandidatëve të saj nën siglën e partive aleate. Kjo bëhet që pas zgjedhjeve të 11 majit, këto parti aleate të kenë mundësi të përfitojnë fonde, edhe pse deputeti që do ulet në Kuvend qartazi as nuk e ka përfaqësuar, dhe as nuk do përfaqësojë më partinë e tyre, por PD-në.