Berisha mban zero përgjegjësi për humbjen e thellë: Harrojeni se tërhiqem, Rama manipuloi! S'u pranua emri im në fletën e votimit (Fajëson emrin e Metës)

16 Maj 2023, 16:10

Sali Berisha nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen shkatërruese që pati në këto zgjedhje vendore, duke fituar vetëm në 7 bashki nga 61 që kishte gjithsej por aq më tepër duke u braktisur totalisht nga shqiptarët për votën për këshillat bashkiakë. Berisha tha sot në një konferencë për mediat se nuk ka shanse që ai të tërhiqet. Ish-Kryeministri thotë se zgjedhjet janë manipuluar, pasi sipas tij është bërë presion, janë blerë komisionerë, janë intimiduar zgjedhësit etj.