Berisha mbërrin në selinë blu, protestuesit “nuk e lëshojnë”, e presin me përqafime dhe brohoritje

11 Shkurt 2023, 10:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë blu, aty ku dhe është pritur nga simpatizantë të PD-së, të cilët janë mbledhur për protestën e thirrur ditën e sotme.

Nga pamjet e transmetuara në media, ish-kryeministri shihet teksa është pritur nga simpatizantët me brohoritje, ku nuk kanë munguar as përqafimet.

Më herët është bërë me dije se protestuesit do mblidhen pranë ambienteve të selisë blu, për të marshuar më pas drejt Bulvardit “Dëshmorët e Kombit”.