Berisha mbledh grupet e punës: Të përgatitemi për protestën! Rama ka marrë peng vulën e PD-së, mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet por ne do i fitojmë

3 Shkurt 2023, 20:15

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme grupet e punës së degëve të Tiranës dhe iu ka dhënë porositë për protestën e thirrur më 11 shkurt. Krerëve të degëve e sekretarëve Berisha u tha se ka ardhur koha që të zbresin në terren. Tirana sipas Berishës do të jetë qendra e betejës në zgjedhjet e 14 majit dhe se në këtë garë elektorale do të t’i japin Ramës atë që meriton, ta largojnë nga pushteti.