Berisha mbledh grupin parlamentar, Boçi: Kemi mbledhur 45 firma, do kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor për takimet e Ramës me zyrtarin e FBI

2 Shkurt 2023, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2023-02-02 14:36:05

Deputeti demokrat Luçiano Boçi thotë se kanë mbledhur rreth 45 firma nga deputetët e PD-së për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Berishës, Boçi tha se nuk do ta ndalin aksionin e tij ndonëse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.