Berisha me deputetët e tij shkon në Kuvend, Garda ndalon në hyrje 8 të përjashtuarit! Ka tensione

13 Shkurt 2023, 16:59

Sali Berisha është futur në Kuvend, mirëpo deputetët e tij mbështetës që janë përjashtuar në seancën e kaluar nuk janë lejuar që të futen nga Garda. Bëhet fjalë për  8 deputetë të opozitës, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë.