TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me gratë në Tiranë, ku morën pjesë edhe disa nga kandidatet për deputetë të koalicionit opozitar. Nga aty, Berisha vijoi me akuzat për kryesocialistin Edi Rama, për të cilin thotë se i ka vjedhur programin opozitës.
Ai përmendi premtimin për pensionin 200 euro, për të cilin tha se PD e kishte dorëzuar në Kuvend një vit e gjysmë më parë, por Rama e kishte refuzuar. Sipas tij, kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar dështimet e qeverisë.
Nga ana tjetër, Berisha tha se Ramës i duket vetja sikur ka zbritur nga Marsi dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për 12 vite qeverisje.



















