Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje ish-ministrin Arben Ahmetaj, pas kontrollit që BKH kreu në vilat e partneres dhe ish-gruas së tij. Sipas tij, le të kontrollohen sënduqet gruas së ish-ministrit, por Edi Rama nuk i shpëton dot nga afera e djegsave të inceneratorëve.
‘Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!’- tha Berisha.