Berisha mesazh anëtarëve të Kryesisë: Vetëm me dialog arrihet suksesi i revolucionit! Derë më derë me çdo qytetar

14 Shkurt 2023, 14:29

Në mbledhjen me Kryesinë, Sali Bersha i ka dhënë mesazh anëtarëve që të shkojnë derë më derë për të biseduar me qytetarët pasi vetëm në këtë mënyrë e arrijnë suksesin e revolucionit që kanë nisur.

"Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.

Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim. Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike", tha Berisha.