Berisha në Kuvend: Ministret e Ramës asnjë koment për nënën lehonë! Mos harroni se jeni nëna, s’mund të jeni të pandjeshme

16 Mars 2023, 15:21

Sali Berisha ka folur në Kuvend për nënën lehonë që u arrestua për braktisjen e fëmijës nga një martesë e mëparshme vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë foshnjen e dytë. Berisha tha se bëri kontroll në Facebook dhe asnjë ministre nuk kishte reaguar.