Berisha në Vlorë: Gjatë 8 viteve, 40% e vlonjatëve janë larguar nga vendi! Rama ka shkatërruar sheshin kryesor që ishte simbol i qytetit

17 Mars 2023, 19:02

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantët demokratë në Vlorë, ka deklaruar se 40% e vlonjatëve janë larguar nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së 8 viteve të fundit. Ai bëri thirrje që të ketë reagim në mënyrë që të bëhet gjithçka për të dalë nga gjendja ku sipas tij ndodhet vendi.