Berisha: Nesër protesta madhështore! Nuk ndërhyj në vendimin e gjykatës! S'ka gjyqtar që pranon palë

2 Mars 2023, 13:31

Pasi doli nga seanca plenare, Sali Berisha vijon të theksojë se protesta e nesërme do të jetë madhështore ndërsa sipas tij nuk ka aspak të bëjë me vendimin e gjykatës për fatin e vulës së PD. Berisha shtoi se vendimin e nesërm nuk mund ta paragjykojë ndërsa thotë se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për të shpallur atë që s’është palë.