Berisha nga Mati: Më 14 maj kryebashkiaku Agron Mala do ‘dorëzojë çelësat’, Erion Veliaj i jep tendera dhe lekët i ndajnë bashkë

28 Janar 2023, 13:30

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryebashkiakun e Matit, Agron Malën se nuk ka bërë asgjë për matjanët, por ka vjedhur vetëm në interes së familjes së tij. I u kërkoi demokratëve që të votojnë për Skënder Gjucin, kandidatin e dalë nga primaret në mënyrë që me 14 maj të largojnë nga bashkia Malën. Sipas Berishës, familjarëve të Agron Malës iu jep tendera Erion Veliaj në Tiranë dhe më pas ata ndajnë lekët bashkë.