Berisha nuk ndal akuzat: McGonigal, Veliaj dhe ministra kanë bërë orgjira në klube nate! Janë fotografuar

10 Shkurt 2023, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2023-02-10 15:36:59

Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj mazhorancës sa herë që përmendet dosja ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe udhëtimet e këtij të fundit në Shqipëri. Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha hedh akuzën se McGonigal bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministra të tjerë janë takuar në klube nate, ku pretendon se edhe janë fotografuar.