Sali Berisha thotë se është jetike ngritja e komisionit hetimor për takimet e kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama duhet të ikë pasi ortaku i agjentit të FBI nuk mund të udhëheqë Shqipërinë.
“Ne s’kemi bërë gjë tjetër veçse kemi mbrojtur interesat e zgjedhësve tanë në parlament. Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët. Ne do të qëndrojmë në parlament dhe do të qëndrojmë me vendosmërinë më të madhe. Ortaku i McGonigal s’mund të ketë vend si kryeministri i Shqipërisë. Ai duhet të ikë. Ngritja e komisionit hetimor parlamentar nga opozita dhe parlamenti i Shqipërisë është jetik sepse veprimtaria e grupit McGonigal në Shqipëria ka qenë intensive, shumë planëshe, e ndërhyrë me qeveritarë me zyrtarë me gjykatës prokurorë dhe gjithçka në funksion të pushtetit të Ramës. Ndaj dhe natyrisht kundër sigurisë së SHBA se çdo akt i korruptimit të tij ka kërcënuar sigurinë e SHBA. Vendi është në terrorin e narko shtetit siç e shini”, tha Berisha.