Berisha paralajmëron protesta: E vetmja rrugë për t'iu imponuar narkoregjimit

22 Shtator 2025, 14:51 | Përditesimi: 22 Shtator 2025, 14:51

Në konferencën për mediat, Sali Berisha vijoi akuzat për mbyllje të dhunshme të Kuvendit, duke iu referuar seancës ku deputetët e tij shkaktuan kaos dhe penguan kryeministrin Edi Rama të prezantonte programin qeverisës, duke bërë që qeveria e re të votëbesohej brenda 25 minutave pa pasur debate.  Duke e cilësuar situatën si “një betejë në vazhdim”, Berisha njoftoi se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë për të kundërshtuar atë që e quan "shkelje të kushtetutës".

 

I.M/Shqiptarja.com