Berisha: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin! Ligji ka bazë kushtetuese, do insistojmë ta çojmë në Kuvend

30 Mars 2023, 10:33

Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Rithemelimit, të cilëve u ka thënë se Kuvendi ka përjashtuar nga rendi i ditës nismën për ligjin e lustracionit. Berisha e cilëson si të rëndësishëm për të ndarë shoqërinë nga ish persekutorët e diktaturës.