Berisha për '14 majin': Ne i futemi detit në këmbë dhe e kalojmë! Rama korruptoi ambasadorët dhe u përpoqën të asgjësonin PD-në

14 Janar 2023, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2023-01-14 13:58:34

DURRËS-  Në 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot para demokratëve kandidatin e primareve Igli Carën. Berisha ende nuk ka një strategji të qartë sesi do të futtë në këto zgjedhje, kur çështja për kontrollin e PD-së është ende në Apel. Të vetmen ‘platformë dhe armë në betejën përballë monizimit’, Berisha tha që kanë idealet e tyre. Sipas tij, PD është një mision dhe se do të fitojë edhe duke iu futur detit në këmbë.