Berisha: Rama do të vjedhë të ardhmen tonë, do të asgjësojë PD e të na përjashtojë nga zgjedhjet

3 Mars 2023, 14:09

Sali Berisha i ka dhënë mesazhin e tij Edi Ramës duke thënë se po tenton ta përjashtojë nga zgjedhjet me anë të asgjësimit të PD. Ky koment i Berishës vjen pak pasi Apeli u tërhoq për vendim pas ankimimit të grupit të Alibeajt për deligjimimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Problemi më i madh nuk është vjedhja e parave, por vjedhja e të ardhmes sonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35% e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur 1/3 e të dashurve tanë. Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes, zhdukjes dhe ky mendon se do jetojë në Karaibe.

Edi Rama, sot ke para, banka e cdo gjë, por me asgjë nuk mundesh kurrë të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve, me asgjë s’do mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni. Pasi asgjësoi PS, e uzurpoi me sektin anti shqiptar të Rilindjes, kërkon të asgjësojë PD. Mendon se do e përjashtojë nga zgjedhjet. Ne do të të përjashtojmë ty, revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, lirisë, shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.