Berisha: Rama të japë dorëheqjen, është kriminel ndërkombëtar! Ne kemi nisur lëvizjen për rrëzimin e tij

27 Janar 2023, 13:57

Sali Berisha ka kërkuar edhe  një herë sot dorëheqjen e Kryeministrit Rama pasi sipas tij ai është kriminel ndërkombëtar.

“PD nuk merr pushtet në mënyrë tjetër përveçse me zgjedhje. Ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Është kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt kundër vendit të tij dhe kundër partnerit, vendit udhëheqës të NATO-s, SHBA-ve”, tha Berisha.

I pyetur se do të shkojnë apo në zgjedhjet e 14 majit me Ramën kryeministër, Berisha nuk dha një përgjigje të qartë.

“Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës. Këtu data, muaji janë njëra anë rrëzimi i Ramës është destinacioni absolut. Kjo opozitë ka për mision rrëzimin e Ramës”, tha ai.