Berisha: Selia e PD për muaj e muaj nuk pranonte të denonconte aferat e inceneratorëve! Do negociojmë me opozitën për protesta

14 Korrik 2023, 13:59 | Përditesimi i fundit: 2023-07-14 15:23:48

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se bashkëpunon me Gjiknurin për inceneratorin e Elbasanit

Rama vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit. Nëse ju studioni, kontratën e djegësve të Elbasanit, jeta e sipërmarrjes në duart e privatit është 7 vite pastaj ajo e tëra bëhet pronë publike e bashkisë. Po çfarë bën bosi i sipërmarrjes, bashkë me Gjiknurin, firmosin një kontratë me kompaninë që administronte djegësit e Elbasanit. Sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit energji. Një nga faktet se kemi të bëjmë me një ndërmarrje është se Gugallja, Mërtiri e Zoto dalin në skenë edhe në djegësin e Tiranës, por në të, kreut të aferës, i shtohet Erion Veliaj.