Berisha: SKAPI i partisë tallet bashkë me Ramën me drejtësinë! Kërkojnë të mbyllin aferën me Lefter Kokën, ai s’kishte para për të ndërtuar djegëset
I ashpër ka qenë kreu i Foltores, Sali Berisha ndaj SPAK-ut i cili sipas tij ka një bashkëpunim të pastër me Edi Ramën duke u tallur me drejtësinë dhe ligjin. Më tej Berisha shtoi se SPAK me “regji” nga Edi Rama është duke u munduar të mbyllë aferën e inceneratorëve. Në buxhetin e ministrave sqaron Berisha ai ka pasur 0 lekë.